Qartësia në Besim

Burhan Fili

Rini, mbi themele të ‘shëndosha’ besimin ndërtoni,
për forcimin e tij kurrë mos nxitoni,
‘materialet’ bazë zgjedhni si duhet,
nga çdo gja false duhet të ruhet!

Dëshirën, vullnetin, me vepra shoqëroni,
kërkoni ‘ustallarë’ që bashkë të ndërtoni.
‘Ustallarë’ nga ata që dinë të veprojnë,
përdorim të ‘materialeve’ të dobta nuk lejojnë!

Gjithmonë të qartë duhet ta keni,
në ‘ndërtim’ e sipër vështirësi do të gjeni!
Qëndresa juj në çdo çast do të sprovohet,
për t’i ba ballë përgatitje kërkohet!

Nga ata që hiqen si ‘ustallarë’,
që në oborr të ‘sulltanit’ janë hoxhallarë!

Përvoja dhe dija nuk u mungojnë,
për t’i dalë ‘krah sulltanit’ nuk përtojnë!
Nën hijen e tij gjejnë rehati,
egoizmi i tyre gjithandej shtri…

Pra, ti rini që e pastër ende je,
në qasjet e tyre mos bjer pre!

Ata që s’ju duan rrinë e përgjojnë…
në errësinën e mërisë kurthe sajojnë!
Me entuziazëm e optimizëm veproni,
të flini në “dafina” kurrë mos lejoni!

Burhan Fili
18/4/2024