Ballina Lajmet Kosovë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve do të punojnë edhe nesër

Qendrat për Regjistrim të Automjeteve do të punojnë edhe nesër

Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në Kosovë, me vendim të Qeverisë do të punojnë edhe neser, ditë e shtunë, raporton teve1.info

Lajmin e bëri të ditur Ministria e Punëve të Brendshme, sipas së cilës ky vendim është marrë pas vazhdimit të afatit nga Qeveria e Kosovës për konvertim të targave ilegale në RKS.

“Pas vendimit të Qeverisë së Kosovës, për lejimin e regjistrimit të veturave nga targat ilegale “PR”, “KM”, “PZ”, “GL”, “UR”, “PE”, “DA” apo “ĐA” në targa RKS nga data 1 nëntor 2023 deri me 1 dhjetor 2023, është shtuar fluksi i qytetarëve të cilët po i konvertojnë targat në RKS. Për këtë qëllim, për shkak të kërkesave të shumta të qytetarëve, Ministria e Punëve të Brendshme njofton që nesër me datë 04.11.2023 (e shtunë), do të punojnë Qendrat për Regjistrim të Automjeteve në katër komunat veriore. Ministria e Punëve të Brendshme fton të gjithë qytetarët e komunitetit serb që të shfrytëzojnë mundësinë e regjistrimit të veturave me targa RKS, duke shfrytëzuar edhe lehtësirat financiare sipas vendimit të Qeverisë”, thuhet në njoftimin e MPB-së.