Qeveria e Malit të Zi uron qytetarët e Kosovës për liberalizim të vizave

Qeveria e Malit të Zi i ka uruar qytetarët e Kosovës për mundësinë e liberalizimit të vizave

Pajtimi për t’i dhënë rrugë Marrëveshjes së Demarkacionit, erdhi pas vizitës dyditore të kryeministrit të Malit të Zi, Dushko Markoviq.

“Përgëzojmë miqtë tanë, Hashim Thaçin, Ramush Haradinajn, Kadri Veselin, si dhe qytetarët e Kosovës për liberalizimin e vizave. Ne kemi bërë punë të shkëlqyeshme në interes të qytetarëve të vendeve tona”, shkruajnë nga Qeveria e Malit të Zi.

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka zbuluar para gazetarëve Marrëveshjen e përbashkët për Demarkacionin, me Presidentin e Mali të Zi.

Gjithashtu edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e ka mirëpritur deklaratën e përbashkët në mes të dy presidentëve, Thaçi dhe Vujanoviq. Ai thotë se kjo Marrëveshje në formën e aneks-marrëveshjes “si instrument ligjor obligativ ndërkombëtar, i jep epilog një paqartësie dhe ndarjeje të gjatë në shoqërinë tonë”.