Qeveria ndanë 20 milionë euro për mësimdhënësit por nuk arrin marrëveshje me SBASHK-un

Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është takuar sonte me përfaqësuesit e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës. Haradinaj ka bërë të ditur se Qeveria i ka rritur pagat për mësimdhënësit dhe ka kërkuar nga SBASHK-u ta ndërpresë grevën. Kryeministri ka theksuar se Qeveria ka ndarë 20 milionë euro rritje në Arsim. Ai ka thënë se nuk kanë amrrë konfirmim të pajtimit nga përfaqësues të SBASHK-ut.