Qeveria procedon në Kuvend Projektligjin për Ushtrinë

Qeveria e Kosovës ka proceduar për në Kuvendin e Kosovës Projektligjin për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në ushtri, njofton Klan Kosova.

Ministri i FSK-së, Rrustem Berisha ka propozuar në mbledhjen e ekzekutivit transformimin e FSK-së në Ushtri.

Me këto projektligje, FSK-ja pritet të marrë detyra të reja dhe Ministria e FSK-së avancon në Ministri të Mbrojtjes.

Berisha ka thënë se kur të krijohen kushtet do të shkohet edhe me ndryshime kushtetuese për ndryshimin e merit të FSK-së.

Në këtë pikë nevojiten dy të tretat e votave të përgjithshme dhe ato të minoriteteve.