Qeveria sot mban mbledhje për projektligjin e buxhetit 2020

Sot në mbledhjen e Qeverisë do të paraqitet edhe projektligji për buxhetin e vitit 2020.

Këtë e ka konfirmuar edhe kryeministri Albin Kurti dje gjatë ditës që tha se pas miratimit të programit qeverisës do t’i bashkëngjitet edhe plani i punës, njofton Klan Kosova.

“Po planifikojmë që të kemi një mbledhje të Qeverisë për projektligjin e buxhetit të vitit 2020”.

Mbledhja e rregullt e Qeverisë do të fillojë në orën 13:00.