Qofte shtëpie me patate dhe ton

Përbërësit për 6 persona:
● 1 kg patate
● 2 konserva ton natyrale – pa vaj (160 g)
● 2 vezë
● majdanoz
● kripë, piper
● pak miell
● vaj kikiriku për t’i skuqur

Përgatitja: Ziejmë patatet me lëkurë. I qërojmë dhe i shtypim me pirun kur janë akoma të nxehta. Shtojmë konservën e tonit të kulluar mire nga uji i konservës, majdanoz të grirë, kripë, piper dhe së fundi vezët, të rrahura më parë me pirun. I përziejmë me lugë druri, marrim pak nga brumi me lugë, I kalojmë në miell, i shtypim pak me dorë dhe më pas i skuqim në tigan me vaj të nxehtë. I kullojmë në letër thithëse për kuzhinë për t’u hequr vajin e tepërt. I shoqërojmë me sallatë jeshile, sallatë domatesh etj.