Qytetarë dhe personalitete të njohura bënë homazhe për Fadil Vokrrin

Me rastin e ndarjes nga jeta të kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri, janë mbajtur homazhe në hollin e Kuvendit të Kosovës, raporton EO.

Qytetarë të shumtë dhe personalitete të ndryshme nga vendi dhe bota, po ashtu dhe përfaqësues të FIFA-s kanë marrë pjesë në homazhet për Fadil Vokrrin, ku ngushëlluan familjarët dhe miqtë e të ndjerit.

Disa prej personaliteteve të njohura që bënë homazhe për Fadil Vokrrin ishin kryeparlamentari i vendit Kadri Veseli dhe kryeministri, Ramush Haradinaj bashkë me kabinetin e tij qeveritar, sekretari i përgjithshëm i FIFA-s, Zvonimir Boban, Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta bashkë me ambasadorin e Shqipërisë Qemal Mixhozi, deputetë dhe partitë kosovare, kryetarë të komunave me bashkëpunëtorë, ambasadori i Francës në Kosovë, Didier Chabert, disa nga klubet futbollistike në Kosovë, aktorë nga Teatri Kombëtar i Kosovës, ish-boksieri Aziz Salihu, Armand Duka president i FSHF-së , bashkëlojtar të të ndjerit, komentatori i njohur Dritan Shakohoxha, Komiteti Olimpik i Kosovës, e shumë të tjerë të cilët erdhën për të mbajtur homazhe në nderim të Vokrrit.