Racizëm në futbollin italian, 1 tifoz i vdekur, 4 të plagosur

Ndeshja mes Interit dhe Napolit, doli të jetë mjaftë e tensionuar në fushë gjatë 90 minutave, por jashtë saj kishte rrahje masive, ku humbi jetën një tifoz i Interit.

Ndeshjen e fitoi Interi me golin e vetëm të shënuan nga Lautaro Martinez në kohën shtesë.

Por gjatë ndeshje klubi i Napolit kishte kërkuar tri herë që ndeshja të ndërpritej shkaku i koreve raciste ndaj mbrojtësit senegalez, Kalidou Koulibaly, por kjo nuk ndodhi.

Kulmi i thirrjeve në formë ‘majmuni’ erdhi në minutën e 81-të, kur senegalezi mori kartonë të kuq.

Zënkat ka pasur edhe para ndeshjes, por edhe pas saj.

Një tifoz i Interit, është goditur nga një kampion, ku nga lëndimet ka gjetur vdekjen. Sipas Sport Mediaset incidenti ka ndodhur rreth orës 19:30, një orë përpara fillimit të ndeshjes.

Tifozët e Interit . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

Ai është Daniele Belardinelli, një 35 vjeçar, tifoz ultras i Interit nga qyteti i Vareses.

Sipas këtij mediumi ai u godit nga një kamion që u përkiste tifozëve të Napolit.

Kamioni me tifozë napolitanë është bllokuar dhe sulmuar nga një grup i ultrasve të Interit, që ishin të armatosur me shkopinj dhe zinxhirë.

Një tifoz i Napolit është goditur lehtësisht në brinjë me një mjet prerës, ndërsa tre të tjerëve kanë marr hematoma nga goditjet.

Mësohet se tifozi i Interit është përplasur nga kamioni që po largohej nga zona ku ndodhi sherri.

Sipas medieve italiane, vdekja e tifozit mund të bëjë që kampionati të shtyhet.

Ndërsa sipas FICG ndeshja është dashur të ndalet kur kanë filluar koret abuzuese ndaj mbrojtësit senegalez.

Zënka mes tifozëve, por më të vogla ka pasur edhe pas ndeshjes, edhe pse tifozët mysafirë janë përcjellë nga policia deri në dalje të qytetit.

Futbolli italian është duke tentuar ngritjen në vitet e fundit me blerje të rëndësishme, por racizmi dhe tifozët ultras të klubeve mbeten njolla e madhe e këtij kampionati.