Rama-Erdoganit: Ju e fituat bastin me shqiptarët, e thatë dhe u bë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka thënë sot presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, se e ka fituar bastin me shqiptarët.

Ai, në konferencën e përbashkët me Erdogan gjatë vizitës në Turqi, u deklarua kështu pasi Erdogan tha se kishin vënë bast me Ramën për ndërtimin e spitalit në Fier.

“Faleminderit për fjalët e ndoshta të një miqësie të posaçme, por e kam të pamundur që të mos bëj një sqarim, që ne nuk kemi vënë bast për spitalin se bastet në Turqi janë të ndaluara me lidh ndërsa në shqipërim lejohen vetëm online”.

“Unë e mbaj mend që ju kam thënë që nuk vë bast, por me shqiptarët, që dinë se fjala e tij u tha dhe u bë. Edhe ju e fituat bastin me shqiptarët”, ka thënë Rama. /tch/