Rama përshëndet fitoren e LVV-së: Vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka uruar partitë politike në Kosovë për mbarëvajtjen e zgjedhjeve.

Rama me anë të një shkrimi në Twitter ka thënë se, vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri.

“Përshëndetje të gjitha forcave politike në Kosovë dhe posaçërisht fituesve të qartë të zgjedhjeve, LVV, me urimin që vullneti i popullit të Kosovës të mishërohet në një kapitull të ri për Kosovën, me qeveri të qëndrueshme, dialog konstruktiv ndërpartiak, zhvillim ekonomik & social”, ka shkruar Rama.