Rama takim me Erdogan në Vilnius: Në fokus, situata në veriun e Kosovës

Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, në Vilnius të Lituanisë.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama informoi se takimi dypalësh u fokusua te situata në rajon, veçanërisht në veriun e Kosovës.

“Lituani – Me Presidentin Erdoğan, në takimin bilateral për situatën në rajonin tonë dhe veçanërisht në Veriun e Kosovës”, shkruan Rama.

Prej ditës së djeshme, kryeministri Rama ndodhet në Vilnius të Lituanisë, ku po zhvillon punimet samiti i NATO-s.

Krahas pjesëmarrjes në panelet e këtij samiti, kryeministri ka zhvilluar takime edhe me liderë të vendeve anëtare të NATO-s. /atsh