Ramazani muaji i ndryshimit

“Ramazani muaji i ndryshimit” ishte motoja e manifestimit të organizuar nga AKEA për nder të ardhjes se muajit të shenjtë të Ramazanit.

Një atmosferë festive mbizotëroi gjatë programit, ku përveç ligjeratës e cila vuri në pah cilësinë ndryshuese që përçon muaji i Ramazanit, u interpretuan edhe ilahi dhe këngë patriotike, si dhe monolog nga artistët e rinj.

Në fund të programit, organizatorët uruan që ky muaj, të jetë fillimi i një ndryshimi për të mirë për secilin nga ne dhe për shoqërinë tonë në përgjithësi. /mesazhi