Ramazani mundësi e artë për t’i afruar njerëzit me Zotin.

Korab Kaja

Çdo ramazan shohim plot të rinj dhe të reja dhe jo vetëm që kërkojnë të adhurojnë Zotin me agjërimin e tyre.
Agjërimi është mes adhurimeve më të vështira për njeriun, ndalohet nga nevojat bazike të jetës si uji dhe ushqimi…
Ashtu siç është adhurimi më i lehtë nga ana rregullave.. Njeriu thjesht ndalon veten nga gjëra të caktuara gjatë ditës dhe bën nijetin për Zotin.
Prandaj shikon shumë njerëz që e njohin pak fenë janë shumë të kujdesshëm me agjërimin e muajit të ramazanit.
Në një bisedë me disa të rinj, i shoh shumë të prekur se imami, kishte folur gjatë namazit të taravive që agjërimi nuk pranohet pa namaz.
Një çështje shumë e diskutuar dhe që do të vazhdojë të diskutohet…
Namazi është shtylla e fesë, adhurimi më i rëndësishëm në Islam dhe nuk ka diskutim për këtë gjë. Është mirësi dhe udhëzim nga Zoti falja e namazit..
Agjërimi gjithashtu është ndér adhurimet me shumë vlerë, aq sa Allahu i Madhëruar në hadithin Kudsij thotë: “Agjërimi është vetëm për Mua dhe Unë do të shpërblej për të.”
Shpërblim që vetëm Zoti e di sesa i madh është..
Kujdes se me dëshirën e mirë për t’i drejtuar agjëruesit për në namaz mund t’i largojmë nga agjërimi dhe adhurimet e tjera..
Moskryerja e namazit është gabim dhe muslimani duhet të falet por t’i thuash që nuk të pranohet asnjë punë e mirë apo adhurim një personi që pérpiqet të njoh Zotin, sepse nuk falet është po aq gabim.
Lërini njerëzit të agjërojnë, të shkojnë në haxh të japin zeqatin e të kryejnë obligimet që i kanë ndaj Zotit dhe me leje të Zotit shumë prej këtyre adhurimeve do të jenë shkak për t’i afruar më shumë me Zotin dhe për të kuptuar rëndësinë e namazit dhe adhurimeve të tjera.
Më shumë sesa gjykimi ynë: A u pranohet agjërimi le të jetë vëmendja jonë si t’i mësojmë t’ua lehtësojmë dhe t’i ndihmojmë për të kryer dhe obligimet e tjera.
Prandaj le të jenë mësimet tona në xhami dhe emisionet gjatë ramazanit për besimin në Zot, për namazin dhe bazat e fesë.
Dhe falendero Zotin o imam, që të është mbushur xhamia plot me besimtarë dhe dashamirës të fesë dhe shumë prej tyre ndoshta nuk do të vijnë pas Ramazanit.
Prandaj puno fort me veten që t’ju paraqesësh fenë sa më të dashur dhe të jemi përgëzues dhe jo pérjashtues, ftues dhe jo gjykues.
Zoti na udhëzoftë për të qenë besimtarë të mirë e të devotshëm dhe të fitojmë kënaqësinë e Zotit në këtë botë dhe në botën tjetër..

Korab Kaja