Ramazani – Shkollë e mirësisë!

Korab Hajraj

Dijetari i mirënjohur Ali Tantavi, Allahu e mëshiroftë, thotë:

E pashë vajzën time që mori pak fasule dhe oriz, i vendosi në një tabak bakri, shtoi patlixhan, tranguj e kajsi dhe doli nga shtëpia!
E pyeta me habi: Për kë është kjo?
Ajo tha: Është për Rojëtarin, dhe për këtë më ka urdhëruar gjyshja.
Andaj i thashë: Sill disa pjata, vendos gjithçka në pjatën e saj, rregulloje tabakun dhe shtoj një gotë me ujë bashkë me lugën dhe thikën. Kështu ajo e bëri këtë dhe më pas u largua.

Kur u kthye, më pyeti: Pse më the ta bëja këtë?

Unë i thash asaj:
Bija ime, ushqimi është sadaka me para, e sa i përket rregullimit, është sadaka me dashuri, ku e para mbush stomakun, dhe e dyta mbush zemrën. Domethënë, e para e bën Rojëtarin të ndihet si një lypës të cilit i dërguam ushqime të mbetura, ndërsa e dyta e bën të ndihet si një mik i ngushtë ose një mysafir i respektuar. Ka një dallim të madh mes dhënies së parave dhe dhënies së shpirtit, dhe kjo është më e madhe tek Zoti dhe tek të varfërit.

Mirësia juaj le të jetë e mbushur me bujari dhe krenari, jo me shpërdorim dhe poshtërim.

Ramazani – Shkollë e mirësisë!

Nga arabishtja Korab Hajraj