Rangnick është trajner i përkohshëm i Manchester United

Manchester United ka konfirmuar se ka arritur marrëveshje zyrtare me Ralf Rangnick që të bëhet trajner i tyre i përkohshëm.

Gjermani do të jetë në krye të skuadrës së Djajve të Kuq deri në fund të këtij sezoni, për të marrë më pas një post konsulent për dy vite të tjera.

Përmes një njoftimi në ueb faqen e tyre, United ka konfirmuar marrëveshjen me Ragnick.

“Manchester United është i kënaqur të njoftojë emërimin e Ralf Rangnick si menaxher të përkohshëm deri në fund të sezonit, në varësi të kërkesave për vizë pune”.

“Pas kësaj periudhe, Ralf dhe klubi kanë rënë dakord që ai të vazhdojë në një rol konsulent për dy vite të tjera”, thuhet ndër tjerash në komunikatën e klubit nga Liga Premier.

Gjermani do të jetë në krye të Manchester United menjëherë dhe atë e pret një përballje e vështirë, ajo ndaj Arsenalit.