Raphinha, një muaj jashtë fushës

Raphinha pritet t’i mungojë Barcelonës prej tri deri në katër javë, për shkak të lëndimit muskulor në kofshën e këmbës së djathtë.

Braziliani luajti vetëm 37 minuta në fitoren e Barcelonës 1:0 kundër Sevillas të premten mbrëma.

Ai u mundua të shënonte gol në momentin kur u lëndua, dhe më pas kërkoi ndihmën e mjekëve, para se të largohej krejtësisht nga fusha.

“Mundo Deportivo” ka shkruar të shtunën se testet më të thella mjekësore janë kryer tashmë, dhe se periudha e shërimit do t’i zgjasë rreth një muaj.

Ai do t’i mungojë Barcelonës në udhëtimin te Porto në Ligën e Kampionëve, dhe kundër Granadas në La Liga.