Raport: Mianmari kryen krime lufte me armët e Izraelit

Izraeli është nën akuzua pasi ka vazhduar shitjen e pajisjeve ushtarake për ushtrinë e Minamarit, edhe pse shteti budist po kryen krime lufte kundër myslimanëve të Rohingya.

Fotografitë në faqen e Marinës së Mianmarit kanë bërë publike armatimet e reja të sjellura nga Izraeli në flotën ushtarake.

Ministria e Jashtme e Izraelit ka mohuar raportet e tilla, dhe ka refuzuar çdo “përfshirje të supozuar në tragjedinë në rajon Rakhine”.

Por një gjë të tillë nuk e thonë mediat izraelite. Vlera e përgjithshme e marrëveshjes së armëve vlerësohet të jetë dhjetëra milionë dollarë, tha Haaretz, duke cituar burime në industrinë e armëve izraelite.

Më shumë se 600,000 muslimanë të Rohingya kanë ikur nga shteti me shumicë budiste në drejtim të Bangladeshit, qysh prej kur goditja ushtarake filloi në muajin gusht. Kombet e Bashkuara e denoncuan Mianmarin si një shembull tipik të spastrimit etnik.