Raporti 24 orë: Shifër alarmante e vdekjeve nga koronavirusi në Kosovë

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24-orët e fundit 8 persona kanë vdekur si pasojë e komplikimeve me koronavirus.

Sipas njoftimit të MSH-së, 2.802 testime të kryera, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me Covid-19.

Njoftimi i plotë:

19 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

ℹ Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.209 doza të vaksinës kundër COVID-19.

ℹ Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.806.746 doza të vaksinës.

ℹ Deri më sot 812.831 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

ℹDeri më sot janë dhënë 95.725 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

ℹNga 2.804 testime, 249 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 8 raste të vdekjes.

ℹ Sot janë shëruar 1.129 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 216.794.

ℹ Në total numri i rasteve aktive është 5.073