Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Raportohet për sulm ndaj Spitalit Gandhi në Teheran

Raportohet për sulm ndaj Spitalit Gandhi në Teheran

Agjencia iraniane e lajmeve ISNA ka raportuar se Spitali Gandhi në veri të Teheranit është goditur nga sulme ajrore të përbashkëta të SHBA-së dhe Izraelit.

Sipas raportimit, objekti shëndetësor është shënjestruar gjatë ofensivës ajrore në kryeqytetin iranian. Agjencitë Fars dhe Mizan publikuan pamje që pretendohet se janë nga brenda spitalit, ku shihen mbetje dhe dëme materiale në korridore mes karrigeve me rrota të zbrazëta.

Deri më tani nuk ka të dhëna zyrtare për viktima apo të plagosur nga ky incident, ndërsa situata në Teheran mbetet e tensionuar. /mesazhi