Raportohet se Google do të ndryshojë emrin e Bard në Gemini

Do të jetë i disponueshëm në 150 vende të botës dhe optimizuar fillimisht për gjuhën Angleze.

Sipas një dokumenti të publikuar në rrjetin social X, Google ka planifikuar të sjellë disa ndryshime madhore në aplikacionin Bard AI duke filluar që nga kjo javë.

Planet, të cilat nuk janë konfirmuar ende publikisht, përfshijnë ndryshimin e emrit të Bard në Gemini. Do të ishte një veprim i arsyeshëm nga Google kompani e cila prezantoi modelin AI multimodal quajtur Gemini në fund të 2023 të cilin ka filluar ta integrojë në disa prej produkteve të saj përfshirë Bard.

Një listë ndryshimesh publikuar nga zhvilluesi i aplikacioneve Android Dylan Roussel që janë parashikuar të vinë më 7 Shtator, zbulojnë se plani me pagesë i avancuar i Gemini do të bëhet i disponueshëm rreth kësaj kohe.

Gjithashtu thekson se aplikacioni Gemini për Android është pranë. Sipas dokumentit, Gemini Advanced do tu japë përdoruesve qasje në modelin Ultra 1.0 të Gemini që është shumë më i aftë në detyra komplekse si kodimi, arsyetimi logjik, ndjekja e udhëzimeve apo bashkëkrijimi kreativ.

Do të jetë i disponueshëm në 150 vende të botës dhe optimizuar fillimisht për gjuhën Angleze.