Rashford ia siguron Barçës fitoren ndaj Newcastle

Marcus Rashford ka shënuar dy supergola, që ishin të parat me fanellën “blaugrana”.
Barcelona fitoi 2:1 në udhëtim te Neëcastle, në ndeshjen e xhiros së parë të fazës së ligës në Champions.

Golin për 1:0, Rashford e shënoi me kokë në minutën e 58-të pas harkimit të Jules Koundes.

Në minutën e 67-të, sulmuesi anglez realizoi me gjuajtje shumë të fuqishme nga distanca.

Anthony Gordon shënoi për Neëcastlen në minutën e fundit të ndeshjes.

Por, skuadra e tij nuk arriti të bënte më shumë në këtë përballje dhe mbeti pa pikë të fituar.