Milot Rashica po vazhdon formën fenomenale edhe me skuadrën e Werder Bremen.
Bremen e gjeti vetën në disavantazh kundër skuadrës së Bayer Leverkusen, pas autogolit të Toprak, shkruan lajmi.net.
Por, ylli i Kosovës, Milot Rashica, ishte ai që u përkujdes që shifrat të barazohen në 1:1, kur luhej minuta e 40’.
Rashica kështu dërgon skuadrën e tij në pushimin 15 minutësh me rezultatin e barabartë.
Mbetet të shihet çfarë do të servojë ylli kosovar në 45 minutëshin e dytë të këtij takimi.