Rashica shtang të gjithë, i sjell fitoren Bremen në minutën e 96’

Rashica shtang të gjithë, shënon super-gol nga gjuajtja e lirë dhe i sjell fitoren Bremen në minutën e 96’

Milot Rashica i ka sjellë një fitore të madhe Werder Bremen, me një gol të shënuar në minutën e 96’ të ndeshjes.

Werder Bremen ka marrë tre pikë shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së dytë të Bundesligës, duke e mundur 1:2 Eintracht Frankfurtin.

Golin e tre pikëve për Bremen, e realizojë ylli i Përfaqësueses së Kosovës, Milot Rashica, duke shënuar në minutën e 96’ nga gjuajtja e lirë.

Rashica në këtë ndeshje u inkuadrua në minutën e 83’ të ndeshjes, duke iu nevojitur shumë pak minuta për t’u shndërruar në një hero për skuadrën e tij./Lajmi.net/

https://twitter.com/ballandpuck/status/1035914156417994752