Ballina Lajmet Kosovë Rashiq sqarohet për deklaraten për tokat e Manastirit: I kam ngatërruar dy...

Rashiq sqarohet për deklaraten për tokat e Manastirit: I kam ngatërruar dy ngjarje

Gabimisht kam thënë se Kurti vendimin për tokat e Manastirit e bëri për hatrin tim

Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka thënë se ka qenë gabim deklarata e dhënë që Kurti ka zbatuar vendimin për tokat e Manastirit të Deçanit për “hatrin e tij”.

Ai duke shprehur keqardhje ka thënë se fjala ka qenë për vizitën në të Patriarkut Porfirije, për Krishtlindjet ortodokse të vitit 2023.

“E vërteta është që, me keqardhje po them, i kam ngatërruar këto dy ngjarje të cilat kanë qenë afër [njëra-tjetrës] dhe tash kanë kaluar tri vjet apo më shumë. Gabimisht kam thënë që lidhet me kthimin e tokës së Deçanit. Gabimisht kam bërë një permutacion duke përdorë fjalët e kryeministrit për vizitën e patriarkut në Kosovë”- tha Rashiq për teve1.info.