Reagim

I nderuari z. Dodë Gjergji,
Mbrëmë, me rastin e ritualit të Meshës së Pashkëve, për të cilën ne kemi respekt dhe, gjithashtu, për bashkëkombasit tanë të krishterë, por, meqë cituat Islamin, ne dhe konvertimin në myslimanë (fjalimin tuaj edhe e përcolla direkt në RTK), ju drejtohem me disa fjalë mirëkuptimi:
Shqiptarët gjithmonë, e veçanërisht në festa shkëmbejnë vetëm urime paqeje e tolerance, e jo mesazhe urimi me tendenca të caktuara.
Sa për informimin tuaj, të parët tanë fillimisht ishin myslimanë, meqë njerëzimi filloi me njeriun dhe pejgamberin e parë, Ademin a.s., e mandej shumë njerëz devijuan nga e vërteta. Pastaj një pjesë e tyre kaloi në idhujtari, krishterizëm etj, e mandej populli ynë me shumicë dërrmuese u rikthye në natyrshmërinë e vet të parë, në Islam, në fenë e origjinës njerëzore.
Kjo është e vërteta që konfirmon Allahu, i Cili është Zot i botëve, e nuk ka zot tjetër përveç Tij.
Me mirëkuptim e dashamirësi duhet t’i kalojmë festat, me paqe e tolerancë t’i urojmë ato, jemi vëllezër të një kombi, ndonëse besimet i kemi të ndryshme.
Ju lutem, pranoni sygjerimet e mirëfillta, e ju këshilloj që mos t’i shfrytëzoni festat për deklarime të paqëndrueshme!
Faleminderit për mirëkuptim!

Nga: Prof. Adnan Simnica