Real Madrid – Athetic Bilbao, formacionet e mundshme të finales së Superkupës së Spanjës

Real Madrid dhe Athletic Bilbao do të luajnë sot (e diel) mes vete në finalen e madhe të Superkupës së Spanjës.

Mbretërit dhe klubi bask mposhten Barcelonën, respektivisht Atletico Madridin në gjysmëfinale, për të siguruar finalen.

Këto dy klube janë gati për trofeun e parë për vitin 2021, pasi sonte në mbrëmje do të zhvillohet finalja e madhe e Supërkupës së Spanjës.

Real Madridi dhe Bilbao do të ndeshen me fillim nga ora 19:30 në ‘King Abdullah Sports City’ në Jeddah të Arabisë Suadite.

Trajnerë e të dyja skuadrave kanë nga disa mungesa, por pritet të startojnë me formacionet më të mira të mundshme.

Formacionet e mundshme
Real Madrid: Courtois; Vazquez, Militao, Alaba, Mendy; Casemiro, Kroos, Modric; Rodrygo, Benzema, Vinicius Jr;

Bilbao: Unai Simon; De Marcos, Inigo Martinez, Yeray, Balenziaga; Muniain, Zarraga, Dani Garcia, Berenguer; Garcia, Williams;