Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur ta aktivizojë Cristiano Ronaldon, pas pushimit në xhiron e kaluar.
Cristiano Ronaldo pritet të kthehet në formacionin bazë të Real Madridit për ndeshjen e radhës ndaj Athletic Bilbaos.
Trajneri Zinedine Zidane ka vendosur ta aktivizojë portugezin, pas pushimit në xhiron e kaluar.
Ronaldo pushoi në javën e shkuar pas ndeshjes së vështirë ndaj Juventusit në Ligën e Kampionëve, përcjell “lajmi.net”.
Real Madrid kërkon fitoren ndaj Bilbaos për ta ndjekur pozitën e dytë në La Ligë.