Real Madrid e siguron finalen e Superkupës së Spanjës

Real Madrid ka siguruar finalen e Superkupës së Spanjës pas një fitore spektakolare prej 3:1 në Arabinë Saudite kundër Valencias.

Federata e Spanjës këtë vit ka bërë një ndryshim në Superkupën e Spanjës, duke e bërë format me katër skuadra, që do të luajnë gjysmëfinalen dhe finale, shkruan lajmi.net.

Në gjysmëfinalen e parë, ‘Los Blancos’ ishin dukshëm më të mirë, sesa rivalët e Valencias.

Toni Kroos me një gol të bukur prej goditjes së këndit, kaloi në epërsi prej 1:0 skuadrën e Real Madridit, para se Isco në minutën e 39’, të çonte në 2:0 epërsinë.

Luka Modric vulosi fitoren e Real Madrid kur shënoi për 3:0 në minutën e 65’.

Rezultatin përfundimtar të ndeshjes e vendosi Dani Parejo, duke shënuar nga penalltia në minutat e fundit të takimit.