Real Madrid – Malagen, formacionet zyrtare

Barazimi ndaj Atletico Madrid javën e kaluar e ka lënë 10 pikë mbrapa liderit Barcelonës kampionin aktual Real Madridin.

‘Los Blancos’, do të mundohen të marrin maksimumin e pikëve në përballjen e 13-të në La Liga përballë Malagës.

Skuadra andaluziane vije në këtë takim pas fitores së fundit 3-2 ndaj Deportivo La Corunas.

Ndërkohë ekipi i Zinedin Zidane së fundmi ka triumfuar me rezultat tenistik 6-0 në Ligën e Kampionëve përballë APOEL-it.

Formacionet zyrtare:

Real Madrid: Casilla, Carvajal, Vallejo, Varane, Marcelo, Kroos, Isco, Casemiro, Ronaldo, Lucas, Benzema.

Malaga: Jimenez, Rosales, Hernandez, Baysse, Carlos, Castro, Rolon, Adrian, Keko, Rolan, Baston. /Telegrafi/