Real Madrid ndalet nga Osasuna

Real Madrid pati përballë Osasunan në kuadër të xhiros së 18-të të La Ligas.

“Los Blancos” e nisën mirë ndeshjen, ku patën disa raste në pjesën e parë, por në përgjithësi nuk arritën të konkretizojnë, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë u mbyll pa gola. Me të filluar pjesa e dytë, duket se instruksionet e Zinedine Zidane do të jepnin frytin e tyre.

Në minutën e 63′ ishte Karim Benzema që shënoi gol, por goli u anulua shkau i pozitës jashtë loje.

Pjesa e dytë pati raste, por ndonëse moti i keq mund të ketë ndikuar që Reali të mos marrë rezultat pozitiv.

Tani me këtë barazim, Real Madrid qëndron në pozitën e dytë me 37 pikë, një më pak se Atletico Mardid i cili është lider i La Liga.

Ndërsa Osasuna, qëndron në pozitën e 19-të me 15 pikë total.