Real Madridi e ka fituar “El Clasicon” e parë të sezonit.
Në supersfidën e zhvilluar të dielën mbrëma në xhiron e 10-të të La Ligas, Real Madridi fitoi ndaj Barcelonës me rezultatin 2:1.
Ishte fitorja e parë e madrilenëve pas katër humbjeve të njëpasnjëshme në të gjitha garat nga Barcelona.
Fitorja e parë në “El Clasico” ishte edhe për trajnerin Xabi Alonso, që e mori drejtimin e skuadrës në maj të këtij viti.
Ndeshja e zhvilluar në “Santiago Bernabeu” nisi më mirë për madrilenët që shënuan që në minutën e 12-të. Megjithatë, goli i francezit u anulua për pozitë jashtë loje.
Por, goli i Mbappes në minutën e 22-të ishte i rregullt për epërsinë 1:0.
Barcelona nuk u dorëzua. Arriti ta barazonte rezultatin në minutën e 38-të kur shënoi Fermin Lopez. Arda Guler e humbi topin në një zonë të rrezikshme, e më pas Marcus Rashford asistoi për golin e Lopezit.
Dy minuta para se të mbyllej pjesa e parë, në skenë u shfaq Jude Bellingham, asistuesi i golit të parë. Bel








