Real Madridi ndalet nga Osasuna

Real Madridi është ndalur nga Osasuna në kuadër të javës së shtatë në La Liga, pasi ndeshja përfundoi 1-1.

Los Blancos e filluan furishëm takimin, por që pa arritur që të tundin rrjetën kundërshtare deri nga fundi i 45 minutave të parë.

Ishte minuta e 42-të e takimit, kur David Alaba asistoi te Vinicius Junior, që shënoi për 1-0.

Dy skuadrat shkuan në pushimin mes pjesëve, derisa në 45 minutat e dytë Osasuna u tregua më solide.

Ishte minuta e 50-të e ndeshjes, kur Unai Garcia asistoi te Kike Garcia, që i barazoi shifrat në 1-1.

Kampioni në fuqi mund ta kishte fituar ndeshjes, po mos të dështonte Karim Benzema nga pika e bardhë në minutën e 79-të.

Sulmuesi francez ia doli në minutën e 81-të ta tunde rrjetën kundërshtare, por goli i8 tij u anulua për pozitë jashtë loje.

Osasuna u mbajt deri në fund, për të fituar një pikë në “Santiago Bernabeu”.

Ky është barazimi i parë i Real Madridi në ligë pas gjashtë ndeshjeve me fitore, ndërsa tani ka rënë në vendin e dytë me 19 pikë, aq sa ka edhe lideri aktual Barcelona, gjersa në xhiron e tetë takohen me Getafen.