Real Madridi vuan kundër Unionit, në fund fiton

Real Madridi e ka nisur me fitore edicionin e ri në Ligën e Kampionëve kundër Union Berlinit.

“Mbretërit” triumfuar 1:0 me skuadrën gjermane në stadiumin “Santiago Bernabeu” në Madrid, shkruan lajmi.net.

Mesfushori Jude Bellingham ishte heroi i Real Madridit me golin e shënuar në minutën e katërt shtesë.

Përkundër dominimit nga ana e 14 herë kampionëve të Evropës, fraksioni i parë u mbyll 0:0.

I njëjti episod ndodhi edhe në pjesën e dytë ku Los Blancos vazhduan iniciativën duke kërkuar golin, por hasën në rezistencë të fortë nga ana e ekipit gjerman.

Kur të gjithë po bëheshin gati që ndeshja të mbyllej me barazim, Bellingham shënoi në portën e zbrazur në fund të takimit.

Real Madridi dhe Union Berlini janë në Grupin C së bashku me Napolin dhe Bragën./