Reali fiton me rikthim ndaj Elches

Real Madrid ka fituar me rikthim ndaj skaudrës Elche në kuadër të xhiros së 27-të të La Ligas.
“Los Blancos” filluan ndeshjen mirë, por nuk arritën të zhbllokojnë rezultatin në pjesën e parë, transmeton lajmi.net.

Pjesa e parë përfundoi pa gola.

Në pjesën e dytë, ishte Elche që befasoi Realin. Dani Calvo shënoi gol në min (61’) për ti dhënë avantazhin mysafirëve.

Por, Zidane reagoi menjëherë me zëvendësime dhe kjo u pa në fushë.Benzema shënoi për të barazuar shifrat në min (73’).Edhe Casemiro kishte një rast të mirë në min (83’), por topi shkoi mbi portë.

Por, Reali e morri iniciativën dhe skuadra tregoi karakter.

Ishte Karim Benzema, i cili shënoi golin e dytë personal në këtë ndeshje në min (90+1).

Rezultati përfundimtar, Real Madrid 2-1 Elche.Me këtë fitore, Reali ngjitet në pozitën e dytë me 57 pikë pikë në vendin e dytë, pesë më pak se Atletico dhe dy më shumë se Barcelona.