Reali fitore bindëse ndaj Alavesit

Real Madridi ka shënuar fitore bindëse 3:0 ndaj Alavesit, në xhiron e 25-të në La Liga.

Los Blancos shpërthyen në pjesën e dytë ku shënuan të tre golat.

Marco Asensio (63’), Vinicius Junior (80’) dhe Karim Benzema (90’) ishin realizatorët e golave.

Kjo fitore e mban Realin në pozitën e parë me 57 pikë, shtatë më shumë se Sevilla e pozitës së dytë e që ka një ndeshje më pak. Alavesi është i parafundit me 20 pikë.