Reali lider në ranglistën e UEFA-s

Real Madridi vazhdon të jetë lider në ranglistën e UEFA-s, në nivel klubesh.
Pas dy ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, UEFA ka publikuar renditjen e re ku Real Madridi vazhdon të kryesojë, duke lënë pas Bayern Munich, Barcelonën dhe Atleticio Madridin.

Reali ka gjithsejtë 148.056 pikë, me 136.928 pikë vjen Bayern Munich, Barcelona (134.056), Atletico Madrid (119.056) dhe Juventus (112.699).