Reali në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve

Real Madrid ka kaluar lehtësisht në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Mbretërit mposhtën Chelsean edhe në ndeshjen e dytë me rezultat 0-2 dhe me rezultat të përgjithshëm 4-0.

Të dy golat për Realin i shënoi Rodrygo.

Braziliani realizoi në minutën e 88-të dhe në minutën e 80-të të ndeshjes.

Në gjysmëfinale, Real Madrid do të takohet me fituesin e ndeshjes Bayern Munchen – Manchester City që zhvillohet nesër.