Ekipi i Real Madridit postoi në rrjetet sociale pamjet e mjekimit të Cristiano Ronaldos në dhomat e zhveshjes, ku shihet i mbuluar nga gjaku.
Kjo “plagosje” erdhi si pasoje e shkelmit në fytyrë, të paqëllimshëm, që i dha Schar në ndeshjen që madrilenët fituan 7-1 ndaj Deportivos.
Sulmuesi portugez u dëmtua pasi shënoi me kokë golin e dytë personal dhe të gjashtin për skuadrën.