Reali transferon edhe një sulmues

Real Madridi dhe Espanyoli kanë arritur marrëveshje zyrtarisht për huazimin e qendërsulmuesit Joselu.

33-vjeçari është huazuar te Real Madridi për sezonin e ardhshëm, me një opsion blerjeje në fund.

“Mbretërit” konfirmuar huazimin e Joselus me anë të një komunikate zyrtare të publikuar në uebfaqe.

Ai do të prezantohet si lojtar i Real Madridit më 20 qershor nga ora 11:00.

Joselu iu bashkua akademisë së Real Madridit në moshën 20-vjeçare dhe luajti dy sezone në Castilla.

Ai bëri debutimin e tij me ekipin e parë të Real Madridit në vitin 2011.

Joselu është pjesë e ekipit kombëtar spanjoll, me të cilin sapo është shpallur kampion i Ligës së Kombeve të vitit 2023.