Reali triumfon ndaj Celtas

Real Madrid ka arkëtuar tre pikë në udhëtim ndaj Celta Vigos në kuadër të xhiros së 28-të të La Ligas.

Karim Benzema është duke shkëlqyer me paraqitjet e tij për Real Madridin në këtë sezon, shkruan lajmi.net.

32 vjeçari shënoi golin e parë në min (19′), pas një pranimi të topit nga Kroos dhe plasoi një goditje ku shënoi një gol të bukur.

Francezi nuk u ndal me kaq, ai shënoi golin e dytë personal në min (30′). Benzema arriti kuotën e 17 golave në këtë sezon në La Liga.

Por, as vendasit nuk qëndruan duarkryq. Pas një aksioni të organizuar, ishte futbollisti Mina i cili shënoi në min (40′).

Rezultati i pjesës së parë, Celta Vigo 1-2 Real Madrid

Në pjesën e dytë, ndeshja ishte më e balancuar pasi edhe Celta Vigo ndryshoi qasjen ndaj lojës.

Në min (82′) u akordua një goditje dënimi në favor të Celtas, ku Iago Aspas me një goditje perfekte goditi shtyllën.

Pas një kundërsulmi të shpejtë, ishte Marco Asensio i cili shfrytëzoi një asistim të Benzemas në min (90+4) për të vulosur fitoren e Realit.

Ndeshja përfundoi me rezultatin, Celta Vigo 1-3 Real Madrid. Tani “Los Blancos” ngjiten në pozitën e dytë me 60 pikë, tre më pak se Atletico Madrid i cili ka 63./