Ballina Arritje Teknologji Recogni zbulon një metodë të re kompjuterike për të ulur kostot dhe...

Recogni zbulon një metodë të re kompjuterike për të ulur kostot dhe kërkesat për energji për inteligjencës artificiale

Mbështetur nga BMW, Bosch dhe firma e kapitalit sipërmarrës Mayfield, Recogni zhvillon çipe dhe softuer të specializuara AI.

Startupi i çipeve dhe softuerit AI Recogni zbuloi një metodë novatore ditën e Marte e cila mund ti bëjë çipet e saj përdorur për trajnimin dhe operimin e modeleve të inteligjencës artificiale më të vegjël, më të shpejtë dhe më pak të kushtueshëm.

Mbështetur nga BMW, Bosch dhe firma e kapitalit sipërmarrës Mayfield, Recogni zhvillon çipe dhe softuer të specializuara AI.

Kompania tha se ka patentuar një sistem të ri, quajtur Pareto, që përdor  një qasje logaritimike e cila tejkalon në performancën metodatat ekzistuese për operimin e modeleve të mëdha AI.

Modelet ekzistuese AI si GPT-4 i ChatGPT dhe Google Gemini kërkojnë qindra mijëra operacione matematikore edhe për veprimet më të thjeshta. Recogni tha se sistemi i saj konverton këto operacione të shumëfishta në “shtesa” e cila reduktojnë ndjeshëm konsumin e energjisë duke ruajtur saktësinë.

Startupi tha se kishte testuar me sukses Pareto në modelet AI zhvilluar nga Meta Platforms, Stability AI dhe të tjerë. Çipi i parë i Recogni është prodhuar nga TSMC në procesin 7-nanometër dhe tha se ishte duke punuar me një partner emrin e të cilit nuk e bëri publik për ta bërë Pareto gjerësisht të disponueshëm.