Reddit me probleme, përdoruesit nuk shohin dot postimet dhe komentet

Çuditërisht përdoruesit të cilët kanë ndërfaqen e vjetër të Reddit, mund të shohin postimet në platformë pa asnjë problem.

Reddit po përjeton një ndërprerje madhore ku postimet dhe komentet nuk hapen në raste të caktuara. Problemet shfaqen kryesisht kur nuk jeni qasur në llogarinë tuaj dhe përpiqeni të shikoni postime apo komente.

Përdoruesit marrin një mesazh gabimi ose një faqe boshe nën shiritin e kërkimit të Reddit. Kur përdoruesit qasen dhe kanë ndërfaqen e re të Reddit, postimet hapen në kryefaqe por jo individualisht.

Çuditërisht përdoruesit të cilët kanë ndërfaqen e vjetër të Reddit, mund të shohin postimet në platformë pa asnjë problem.

Vetë Reddit konfirmoi probleme dhe tha se janë duke hetuar rreth shkaqeve të tij. Rreth orës 19:25 Reddit tha se kishte identifikuar shkaqet dhe po punon për të rikthyer plotësisht në funksion rrjetin social.

Mëse 45 mijë përdorues kanë raportuar për probleme me shërbimin në DownDetector.