Refugjatët nga Ukraina vazhdojnë të mbërrijnë në Poloni

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, më shumë se 2 milionë refugjatë kanë kaluar vetëm në Poloni

Refugjatët nga Ukraina vazhdojnë të mbërrijnë në Poloni, raporton Anadolu Agency (AA).

Një numër i madh civilësh vazhdojnë të hyjnë në Poloni përmes pikës kufitare Medyka, duke kërkuar strehim nga sulmet ruse.

Organizata e Kombeve të Bashkuara (OKB) njoftoi më herët sot se numri i njerëzve që u larguan nga vendi dhe u zhvendosën brenda ka arritur në 10 milionë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë.

Në një deklaratë të OKB-së dje thuhej se 3.3 milionë refugjatë kanë ikur në vendet fqinje pas sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës.

Që nga shpërthimi i luftës në Ukrainë më 24 shkurt, më shumë se 2 milionë refugjatë kanë kaluar vetëm në Poloni. /aa