Përpjekja dhe lodhja për t’i përmbushur nevojat nuk janë fatkeqësi, por mirësi. Ato janë rregull i jetës.
Por ne jemi brezi që po bëjmë të kundërtën. Po u sigurojmë fëmijëve tanë çdo lloj komoditeti, deri në atë pikë sa po ua heqim nevojën për t’u përpjekur.
Fëmija që rritet me bindjen se çdo dëshirë i plotësohet pa bërë asnjë përpjekje, ka gjasa të bëhet një bashkëshort ose bashkëshorte e papërgjegjshme dhe një punonjës dembel.
Rehatia e tepërt prodhon paaftësi.
Prandaj, mbillni më shumë seriozitet dhe përgjegjësi në edukimin e fëmijëve tuaj. Sepse karakteri nuk formohet vetëm nga dashuria, por edhe nga përpjekja, durimi dhe përgjegjësia.
Hoxhë Halil Avdulli








