Rekord imigrantësh që kalojnë detin për në Britaninë e Madhe

Autoritetet britanike lajmëruan se një numër rekord imigrantësh kanë kaluar Kanalin Anglez në një ditë të vetme.

Të paktën 1.185 njerëz arritën në Mbretërinë e Bashkuar me 33 varka të vogla të enjten, konfirmoi Zyra e Brendshme, duke tejkaluar nivelin e mëparshëm ditor prej 853 personash.

Autoritetet franceze thanë se kishin penguar gjithashtu 99 persona të tjerë që të arrinin në brigjet angleze.

Ekuipazhet e varkave të shpëtimit dhe varkat e forcave kufitare punuan gjatë deri në mbrëmje pasi kaluan orë të tëra duke përgjuar varkat gjatë gjithë ditës.

Ministria e Brendshme e ka etiketuar rritjen dramatike të kalimeve të paligjshme të emigrantëve si “të papranueshme”.

“Publiku britanik është i ngopur duke parë njerëz që vdesin ndërsa grupet e pamëshirshme kriminale përfitojnë nga mjerimi i tyre,” – deklaroi një zëdhënës i ministrisë së Mbretërisë së Bashkuar. /euronews