Renault dhe Valeo bashkojnë forcat për zhvillimin e një motori të fuqishëm që do të reduktojë kohën e mbushjes së makinave

Renault dhe Valeo, dy lojtarë të mëdhenj në industrinë e automobilave, bashkuan forcat për të krijuar një motor elektrik të ri dhe të përmirësuar, E7A.

Duke kombinuar ekspertizën e Renault në teknologjinë e rotorit dhe aftësinë e Valeos me stator, ata synojnë të bëjnë një motor më të fuqishëm, kompakt dhe miqësor ndaj mjedisit.

Ky motor i gjeneratës së tretë do të kontribuojë gjithashtu në reduktimin e kohës së karikimit të baterisë pasi sistemi do të ndërtohet për 800 volt në vend të 400 volt, sa është standardi sot.

Si rezultat, motori i ri E7A do të gjenerojë deri në 200 kW. Gjithashtu do të sigurojë më shumë energji pa konsumuar më shumë energji elektrike.

Në këtë fazë, motori është ende në zhvillim. Ka faza të tjera që duhen kaluar përpara se të arrijë te automjetet.

Prodhimi masiv i këtij motori të gjeneratës së ardhshme do të fillojë në fabrikën e Renault Group “Cleon” në fund të vitit 2027.