Monstruozitetet nga një prej monstrave njerëzore në politikën amerikane
Kandidatja republikane Valentina Gomez nisi fushatën e saj për në Kongres me një video në të cilën përhap urrejtje kundër muslimanëve dhe i quan ata terroristë.
“Votoni për mua që të mund të dëbojmë çdo musliman të ndyrë nga Teksasi,” tha ajo.
Gomez, një kandidate në Distriktin e 31-të të Teksasit, më parë kandidoi për Sekretar të Shtetit të Misurit, por u mund, duke u renditur e gjashta në zgjedhjet paraprake.
Disa muaj më parë, ajo ndërpreu një aktivitet mysliman dhe filmoi veten duke djegur një Kuran, duke i portretizuar veprimet e saj si pjesë të luftës kundër të ashtuquajturit “islamizim të Amerikës”.
Kohët e fundit ajo vizitoi Izraelin dhe ndau një video të saj duke ngrënë kokoshka ndërsa shikonte sulmet ajrore izraelite në Gaza. /tesheshi








