“Patjetër duhet të respektojmë mendjen e atij që i predikojmë dhe bisedojmë me të përmes minbereve tona dhe se ky dëgjues është me intelekt, i vetëdijshëm dhe i ndërgjegjshëm.
Nëse ai po na dëgjon në hytben e një xhumaje, e cila është edhe minberi jonë, a nuk është e drejtë e tij të dëgjojë një predikim islam bashkëkohor respektues të intelektit të tij?
Dhe ta bëjë të dalë nga xhamia me përfitime të dobishme, në vend të shumë hytbeve xhumaje, të cilat jepen sikur të ishin kopjuar prej librave të vjetër, që shekuj më parë, që ri-thuhen përmes mjeteve të reja, pa asnjë korrektim!
Sikur koha tashmë ka ndaluar tek ne dhe askush nuk e ndjen përparimin e fjalës, sepse fjala jonë është ndarë prej realitetit, jetës dhe esencës së fesë!”
______________________
Dr. Muhamed W. Sulejman
Nga: Hoxhë Lavdrim Hamja








