Agjencia e lajmeve Reuters po i kërkon Izraelit të kryejë një “hetim të plotë, të shpejtë dhe transparent” për vdekjen e video gazetarit të saj Issam Abdallah në Libanin jugor.
Deklarata e presidentit të Reuters, Paul Bascobert dhe kryeredaktores, Alessandra Galloni, erdhi pasi ushtria libaneze akuzoi Izraelin për lëshimin e raketës që vrau Abdallah dhe plagosi disa gazetarë të tjerë.
Ushtria izraelite tha se po shqyrtonte incidentin. /mesazhi






